Neto paga mesatare në dhjetor 22.715 denarë

25.02.2016 14:00

Neto paga mesatare mujore për të punësuar në Maqedoni në dhjetor të vitit 2015 ka qenë 22.715 denarë dhe shënoi rritje prej 1,4 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, publikoi Enti shtetëror për statistikë...

Rritja është meritë, para së gjithash, e rritjes së neto-pagës mesatare mujore të paguar për të punësuar në sektorët: Veprimtari shërbyese administrative dhe ndihmëse për 11,00 për qind, Art, zbavitje dhe rekreacion për 6,1 për qind dhe Informata dhe komunikime për 5,8 për qind.

Rritje të neto-pagës mesatare për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Veorimtari profesionale, shkencore dhe teknike për 18,8 për qind, Informata dhe komunikime për 9,9 për qind dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; rregullim i automjeteve dhe motoçikletave për 8,9 për qind.

Bruto-paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në dhjetor të vitit 2015 ka qenë 33.299 denarë dhe shënon rritje për 1,7 për qind.

Në dhjetor të vitit 2015, 1,3 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë.(mia.mk)