Nesër mbushen 12 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

25.02.2016 14:34

Në Maqedoni dhe në Bosnjë e Hercegovinë nesër do të shënohen 12 vjet nga vdekja e ish presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në një fatkeqësi ajrore në Rotimle në afërsi të Mostarit...

Në Shkup, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit në Butel lule në varrin e Trajkovskit do të vendosin disa delegacione dhe qytetarë.

Përvjetori nga vdekja e presidentit Trajkovski nesër do të shënohet edhe para pllajës në Qendrën e sportit "Boris Trajkovski" në Shkup". Lule do të vendosin drejtori i QS "Boris Trajkovski" Zlatko Perinski, drejtori i Agjencisë për të Rini dhe Sport , Marijan Spaseski, kryetari Këshillit të komunës së Karposhit, Sasho Lazarevski, përfaqësues të Radios së sportit si dhe kryetari  Lidhjes së Sporteve të Maqedonisë, Borçe Boev.

Lule do të vendosen edhe në pllakën përkujtimore në Rotimlje në Bosnjë e Hercegovinë.

Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar për në konferencë ndërkombëtare në Mostar.

Në fatkeqësinë jetën e humbën zëdhënësja Dimka Ilkoska Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Lozanovska, përfaqësuesi i Ministri të Punëve të Brendshme Mile Kërstevski , rojet Ace Bozhinoksi dhe Boris Vleinovksiu si dhe piloti dhe bashkë-piloti i aeroplanit. (mia.mk)