Në dhjetor 72,6 për qind e energjisë së harxhuar prej burimeve vendore
25.02.2016 15:02
Maqedonia vitin e kaluar në dhjetor ka shpenzuar gjithsej 824.591 megavat orë energji elektrike, 28,117 milionë metra kub normal gaz natyral, 782.427 tonë thëngjill dhe 97.408 tonë produkte naftë...

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, 72,6 për qind nga energjia elektrike e harxhuar është prej burimeve vendore, ndërsa 98,2 për qind e konsumit të përgjithshëm e thëngjilleve janë përdorur për prodhimin e energjisë elektrike. (mia.mk)
