Botë

Kriza me migrantë, NATO ndihmon Turqinë dhe Greqinë

25.02.2016 16:56

Aleatët e NATO-s janë pajtuar që të vendosin anijet e tyre në detin Egje për të ndihmuar Turqinë dhe Greqinë që të punojnë kundër grupeve kriminale...

Aleatët e NATO-s janë pajtuar që të vendosin anijet e tyre në detin Egje për të ndihmuar Turqinë dhe Greqinë që të punojnë kundër grupeve kriminale, të cilat kontrabandojnë migrantë në Bashkimin Evropian.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcat greke dhe turke nuk do të operojnë në ujërat territoriale apo në hapësirën ajrore të njëra-tjetrës.

Por, anijet e NATO-s do të mund të lundrojnë në ujërat territoriale edhe të Greqisë, edhe të Turqisë, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka shtuar se çdo migrant i shpëtuar në detin Egje nga NATO-ja do të kthehet në Turqi. Turqisë i janë premtuar tre miliardë euro nga Bashkimi Evropian për të strehuar migrantët brenda territorit të saj.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë–të dyja anëtare të NATO-s–kanë qenë tradicionalisht të tensionuara.