Botë

Dy raste me “Zika” në Republikën çeke

25.02.2016 18:18

Zyrtarët shëndetësorë çekë kanë njoftuar për dy raste të infektuara me virusin “Zika” në Republikën çeke...

Ministri i Shëndetësisë, Svatopluk Nemecek, ka thënë se rasti i parë është një burrë që ka qëndruar në Karaibe, ndërsa rasti tjetër një grua që ka vizituar Republikën dominikane. Ekspertët shëndetësorë dyshojnë fuqishëm se virusi “Zika” shkakton defekte në lindje te foshnjat. 
 
“Zika”, e cila lind nga mushkonjat, ka goditur më së keqi Amerikën Jugore, ku mijëra fëmijë kanë lindur me tru të pazhvilluar.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur “Zikën” emergjencë ndërkombëtare shëndetësore më 1 shkurt. Prej atëherë, raste janë raportuar në disa vende të Evropës, përfshirë Britaninë, Danimarkën, Italinë dhe Spanjën.
 
LEUNORA KALIQI