Maqedoni

Kumanovë, investime kapitale në spital

25.02.2016 18:29

Në Spitalin e Kumanovës sot solemnisht u përuruan dy objektet e rikonstruuara të repartit të ORL-së dhe oftalmologjisë...

Bëhet fjalë për investime nga buxheti i spitalit, me çka dukshëm janë përmirësuar kushtet për punë, pasi që të dy repartet janë pajisur me mjete bashkëkohore për punë.
 
Drejtori i spitalit paralajmëroi edhe investime të tjera për rikonstruimin e gati të gjitha reparteve tjera të Spitalit të Kumanovës, edhe atë deri kah mesi i muajit maj të këtij viti.