Botë

Obama, skeptik për suksesin e armëpushimit në Siri

25.02.2016 20:01

Presidenti amerikan Barack Obama u tregua i matur lidhur me ndalimin e luftimeve në Siri dhe shpresave se ai do të pasohet nga negociata paqeje që do t’i jepnin fund luftës civile 5-vjeçare në vend...

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me mbretin Abdullahu i II i Jordanisë, presidenti tha se nuk duhen ushqyer shumë shpresa, pasi situata në vend është e vështirë. 
 
Por, ai shtoi se në se javët e ardhshme do të mund të shohim pakësim të dhunës, çka do të krijojë bazën për të patur një ndalim afatgjatë luftimesh. 
 
Lideri sirian Bashar al-Assad deklaron se është i gatshëm të mbështesë armëpushimin në vendin e tij, që është parashikuar të hyjë në fuqi të shtunën, ndërsa rebelët thonë se do t’i ulin armët nëse ndalojnë sulmet ndaj civilëve./Top Channel