Botë

Qëndrimi i Britanisë në BE, Cameron nis fushatën pro katër muaj para referendumit

25.02.2016 20:29

Ky referendum është i hapur. Ka të bëjë me ju dhe familjet tuaja. Qëndrimi në BE është alternative më e mirë për ju...

"Ky referendum është i hapur. Ka të bëjë me ju dhe familjet tuaja. Qëndrimi në BE është alternative më e mirë për ju. Do te ketë një treg më të madh, më shumë vende pune dhe çmime më të ulëta. Në rast se do të votoni për largimin e Britanisë nga BE nuk do të jeni të sigurtë. Mendoni se terrorizmi luftohet më mirë nëse të jemi të ndarë nga BE? Mendoni se Britania do të jetë më e sigurt dhe më e fuqishme nëse jemi jashtë?
 
Janë këto argumentet dhe pyetjet retorike të Kryeministrit britanik David Cameron drejtuar popullit të tij për ta bindur që më 23 qershor të votojë pro qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian. Dhe kështu Cameron ka nisur një fushatë katër mujore në betejën paralele me kundërshtarët e tij që po përpiqen të bindin votuesit për të kundërtën.
 
Javën e kaluar David Cameron dhe liderët e BE ranë dakord unanimisht mbi një paketë masash që kanë për qëllim mbajtjen e Britanisë në BE, me qëllim shmangien e divorcit potencialisht katastrofal. Ishte kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson ai që konfirmoi zyrtarisht hendekun e thellë brenda konservatoëve mbi këtë çështje dhe riskun e lartë brexit.
 
Në një video mesazh, Cameron thotë gjithashtu se në marrëveshje Britania është sërish e pavarur dhe nuk është e obliguar të respektojë detyrimet e unionit./Oranews