12 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski
Në Maqedoni dhe në Bosnjë e Hercegovinë sot do të shënohen 12 vite nga vdekja e ish presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimle në afërsi të Mostarit...

Në Shkup, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit në Butel lule në varrin e Trajkovskit do të vendosin disa delegacione dhe qytetarë.
Përvjetori i vdekjes së presidentit Trajkovski do të shënohet edhe para platosë së Qendrës sportive "Boris Trajkovski" në Shkup".
Lule do të vendosen edhe në pllakën përkujtimore në Rotimlje në Bosnjë e Hercegovinë.
Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar për në konferencë ndërkombëtare në Mostar.
Për fatkeqësinë e cila ndodhi në atarin e fshatit Huskoviq, në afërsi të Mostarit, për shkaqet e rënies së "kingerit", për atë nëse ka ndodhur fatkeqësi aeroplani apo ka qenë "terrorizëm", prej atëhgerë e deri më tnai janë kryer dy hetime dhe janë publikuar dy raporte, të dy komisioneve me të cilët kryesuan Sallko Begiq dhe Omer Kupiq, e në të cilët morën pjesë edhe ekspertë nga Maqedonia.
Në të dy raportet, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri, megjithatë, si shkak për rënien e "kingerit" ceken gabimet e pilotit dhe lëshime të tjera indirekte të sistemit.
Në fatkeqësinë e aeroplanit, krahas presidentit Boris Trajkovski, jetën e humbën zëdhënësja Dimka Ilkova Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Lozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mile Kërstevski, truprojet Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski si dhe piloti dhe kopiloti i aeroplanit. (mia.mk)
