Në 6-të aksidente në Shkup janë lënduar dy çiklistë, karrotreci ka larguar 72 automjete

26.02.2016 10:14

Në rajonin e qytetit të Shkupit dje policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë të gjithsej gjashtë aksidenteve, prej të cilave katër janë me pasoja të dëmeve materiale dhe dy janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy çiklistë...

Gjatë 24 orëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 25 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar  kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes. Nëntëmbëdhjetë shoferë  e kanë vozitur automjetin pas skadimit afatit të patent shoferit ose pa patentë shoferi. Shtatë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, përkatësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe tre shoferë të cilët e kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit. Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 72 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë ligjëratë edukative në shkollat fillore "Kliment Ohridski" dhe "Petar Zdravkovski-Penko" në komunën e Butelit, me nxënësit e klasës së katërt.

Sot me fillim në orën 11:45 minuta ish të punësuarit në "Alumina" do të mbajnë protestë të qetë në bul. "Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, ndërsa me fillim në orën 20:00 në QS "Jane Sandanski" në suaza të ABA ligës do të luhet garë ndërkombëtare e basketbollit  mes MZT Shkup Aerodrom  dhe Tajfun, Slloveni. Me qëllim të zhvillimit  të siguritë të komunikacionit  nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa sipas nevojës edhe rikahëzim të komunikacionit. (mia.mk)