Kosovë, kuvendi voton presidentin, opozita proteston

26.02.2016 10:28

Nën tensione politike e protesta, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë zgjedhjen e presidentit të Kosovës...

Kushtetuta e Kosovës parasheh votim të fshehtë për zgjedhjen e presidentit në një afat jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Partitë opozitare dhe mbështetësit e tyre, tashmë kanë filluar të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit ku në orën 11:00 pritet të nis procedura e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Opozita po e kundërshton ashpër zgjedhjen e presidentit dhe kandidatit për këtë post, Hashim Thaçi, lider i Partisë Demokratike të Kosovës.

Protesta po përcillet nga afër nga forcat e policisë së Kosovës, përfshi edhe ato të njësive speciale të cilat janë vendosur brenda oborrit të Kuvendit.