Të dielën regjim i përkohshëm i komunikacionit në një pjesë të bulevardit "Brigada e tretë maqedonase"
26.02.2016 11:29
Regjim i përkohshëm i komunikacionit do të vendoset të dielën prej orës 8 deri në orën 18 në një pjesë të bulevardit "Brigada e tretë maqedonase"...

Regjim i përkohshëm i komunikacionit do të vendoset të dielën prej orës 8 deri në orën 18 në një pjesë të bulevardit "Brigada e tretë maqedonase", në shtrirje nga udhëkryqi me rrugën "Prolet" deri te udhëkryqi me rrugën "Nikolla Karev". Në atë pjesë të rrugës do të kryhen gërmime, kumtoi sot Qyteti i Shkupit.
Gjatë regjimit të përkohshëm të komuniakcionit do të vendoset sinjalizim adekuat rrugor.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t'u përmbahen regjimit të vendosur të përkohshëm dhe ta adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve në rrugë. (mia.mk)
