Në Shqipëri konfiskohen 500 kg kanabis, destinacion kishin Turqinë

26.02.2016 11:55

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar rreth 500 kg kanabis sativa që u gjet e fshehur në një kamion që kishte si destinacion Turqinë...

Në pranga është vënë drejtuesi i kamionit, Eldi Zahiri, një 38-vjeçar nga Durrësi.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 474 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe.

Kanabisi ishte fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe në rimorkio. (Top Channel)