Lirohen dy gazetarët turq
Dy gazetarë turq, të cilët u akuzuan për publikimin e sekreteve shtetërore, janë liruar...

Kan Dundar dhe Erdem Gyl nga gazeta “Xhumhuriet” u akuzuan pasi në nëntor të vitit të kaluar publikuan një raport që tregonte se qeveria turke tentoi të’iu shiste disa anije me armë islamistëve në Siri.
Mirëpo Gjykata Kushtetuese rrëzoi akuzat me 12 vota pro lirimit të gazetarëve dhe 3 kundër.
Gazetarët u liruan në orët e para të së premtes, ndërsa jashtë burgut ishin mbledhur me mijëra njerëz në mbështetje të tyre. Duke treguar me gisht nga burgu, Dundar tha se do të vazhdojë të luftojë për një shtyp të lirë “derisa ky kamp përqendrimi që ju shihni prapa meje të bëhet një muze”.
“Ne u liruam, por 30 kolegë të tjerë vazhdojnë të jenë në qeli. Uroj që ky vendim do të hapë rrugë për lirimin edhe të atyre”, deklaroi ndër të tjera Dundar.
