Katër të vdekur dhe 14 të plagosur në këmbim-zjarrin në SHBA
26.02.2016 13:06
Të gjithë të vdekurit janë nga Eksel indastriz, fabrikë në qytetin Heston, në shtetin Kanzas...

Policia në qarkun Harvi në shtetin amerikan Kanzas kumtoi se katër persona, duke e përfshirë edhe një burrë të armatosur, kanë humbur jetën në këmbim-zjarr.
Të gjithë të vdekurit janë nga Eksel indastriz, fabrikë në qytetin Heston, në shtetin Kanzas.
Policia e plagosi të dyshuarin, i cili ishte i punësuar në fabrikë pasi ai filloi të gjuajë në ta.
Në sulmet, të kryera në katër vende të ndryshme në fabrikë, janë plagosur 14 njerëz.
