Lëshohen 170 vërtetime të reja për njohjen e së drejtës së azilit

26.02.2016 13:31

Gjatë ditës së djeshme u janë lëshuar vërtetime 170 shtetasve të huaj, prej të cilëve 59 të gjinisë mashkullore dhe 41 të gjinisë femërore...

Gjatë ditës së djeshme u janë lëshuar vërtetime 170 shtetasve të huaj, prej të cilëve 59 të gjinisë mashkullore dhe 41 të gjinisë femërore, si dhe 67 fëmijëve të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe tre fëmijë të cilët udhëtojnë pa shoqërimin e prindit, për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

MPB sot kumtoi se sipas shtetësisë, vërtetime u janë dhënë 128 shtetasve të Sirisë dhe 42 shtetasve të Irakut, ndërsa nuk u ka dhënë vërtetime shtetasve të Afganistanit.

Në Sektorin për azil dje nuk janë shtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit, në bazë të vërtetimit paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Në periudhën e theksuar në Sektorin për azil kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit kanë shtruar 21 persona, prej të cilëve 14 nga Siria dhe shtatë nga Afganistani në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit. (mia.mk)