Curry “jashtëtokësor”, 51 pikë në suksesin e 52 sezonal

26.02.2016 13:35

Bëhet gjithmonë e më e vështirë për të gjetur fjalë që të përshkruajnë formën fantastike që Stephen Curry dhe Golden State...

Kampionët në fuqi imponuan ritmin edhe ndaj Orlando Magic duke fituar 130-114, me 51 pikë të Curryt, i cili zhvilloi një tjetër ndeshje spektakolare, vetëm pak orë pas 42 pikëve të shënuara kundër Miami Heat.

20 goditje të realizuara në 27 tentativa, 10 prej tyre treshe për organizatorin e Golden State, që nuk njeh kundërshtarë në parket. Fenomeni i Wariors, vetem ne periudhen e trete shenoi plote 24 pikë, që bënë edhe diferencën në fundin e takimit ku kampionët siguruan suksesin e 52 sezonal.

Në ndeshjen tjetër, Oklahomës nuk i mjaftuan 76 pikët e Westbrook-Durant në sfidën kundër New Orleans Pelicans që u mbyll me rezultatin 123-119. Ishin goditjet e lira të Davis e Holiday që bënë diferencën në fundin e sfidës, duke i dhuruar skuadrës nga Louisiana që numëron 5 fitore në 7 ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, San Antonio i besoi talentit të Leonard për të dominuar Utah Jazz 96-78. Për Spursat duket një moment magjik pasi numërojnë 10 fitore në 11 sfidat e fundit.