Gjatë ditëve në vijim pa rrymë disa rrugë të Shkupit

26.02.2016 13:45

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në sistemin elektrik, pa rrymë në disa ditët në vijim do të jenë disa pjesë të Shkupit, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit...

Nesër pa rrymë, në periudhën prej orës 9 deri në orën 11 do të jenë udhëkryqet nga një pjesë e rrugës "Teodosij Sinaitski" dhe një pjesë e lagjes "Gorni Zhdanec" në komunën Karposh.

Të dielën, në periudhën prej orës 9 deri në orën 14, ndërprerje gjatë furnizimit me rrymë do të ketë për udhëkryqet nga një pjesë e rrugës "Lluka Gerov", më saktë në rrethinën e ndërmarrjes ADING në komunën Gjorçe Petrov.

Të hënën, ndërkaq, prej orës 9 deri në orën 12, pa rrymë do të jenë udhëkryqet nga rrugët "Vostaniçka" nr. 138, nr. 140, nr. 144, nr. 146, nr. 148, nr. 160, nr. 162 dhe nr. 164 dhe rruga "Rilski Kongres" nr. 97 dhe nr. 99 në komunën Kisella Vodë.

Prej orës 9 deri në orën 15, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Zelenikovë, prej orës 9:30 deri në orën 10:30 udhëkryqet nga rrugët "Lluka Gerov", nënrrugët nr. 2, nr. 4 dhe nr. 6 në komunën Gjorçe Petrov, në kohën prej 9:30 deri në orën 15:00 udhëkryqet nga rrugët "Nov Zhivot", "Viniçka" dhe "Drinska" në komunën Shuto Orizarë, ndërsa prej orës 11:30 deri në orën 15:00 udhëkryqet nga rruga "Vostaniçka" nr. 80, nr. 82 dhe nr. 84 dhe rrugët "Rilski Kongrea" nr. 59 dhe nr. 61 në komunën Kisella Vodë. (mia.mk)