Shkupi triumfon midis Velesit

26.02.2016 14:32

Shkupi i ka dhënë fund serisë prej tre ndeshjeve pa disfatë të skuadrës së Velesit, duke mundur këtë të fundit në transfertë me rezultatin 3:5....

Ishte kjo një super ndeshje e zhvilluar nga futbollistët “bardhekaltër” nga Çairi, të cilët dëshmuan edhe njëherë tjetër cilësitë e tyre të larta.

Si zakonisht edhe në këtë ndeshje në element ishte Erkan Seferi i cili realizoi dy gola, ndërsa “hat-trikun” e tij të parë gjatë këtij sezoni e realizoi Bejtulla Jakupi, i cili shkëlqeu në këtë ndeshje duke ju shkaktuar shumë probleme futbollistëve kundërshtarë, të cilët megjithatë ishin të prët që shënuan në këtë ndeshje.

Golit të tyre iu kundërpërgjigjë shumë shpejtë Erkan Seferi, për të dalë në skenë më pas Bejtulla Jakupi me dy gola të tjerë për rezultat 1:3. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe deri në mbyllje të pjesës së parë arritën që të barazojnë rezultatin në 3:3, duke shënuar golin e barazimit vetëm 10 sekonda para mbylljes.

Pjesa e dytë foli për Shkupin që dominoi në tërësi duke mbuluar çdo pjesë të terrenit në mënyrë perfekte, ku spikati loja në mbrojtje, ndërsa nuk mungoi edhe realizimi duke shënuar dy gola me anë të dyshes Seferi – Jakupi, për rezultat përfundimtarë Velesi 3, Shkupi 5.

Ishte kjo fitorja e 11 sezonale për ekipin nga Çairi dhe fitorja e katërt në transfertë, duke vazhduar ndjekjen e Zhelezarecit në tabelë. Falë kësaj fitore Shkupi tashmë ka arritur në kuotën e 33 pikëve, 10 më pak se Zhelezareci që të dielën do të ketë një transfertë të vështirë në Kumanovë përballë Rojal Ilirëve. (futsalShkupi)