LPFM, java e 20-të: Shkëndija mysafire e Bregallnicës, derbi shqiptar Shkupi-Renova
Java e 20-të në ligën e parë futbollistike, apo e dyta në edicionin pranveror, do të zhvillohet gjatë ditës së diel, me ç`rast në epiqendër do të jetë ndeshja e parë këtë vit sy mysafir për Shkëndijën, si dhe derbi I ekipeve shqiptare, Shkupit dhe Renovës....

Kuqezinjët nga Tetova, pas fitores fillestare, javën e shkuar me 2-0 në “shtëpi” në stadiumin e Kërçovës, kësaj rradhe do të udhëtojnë në Koçan dhe do të jenë mysafir të Bregallnicës së Shtipit, pasi edhe këta të fundit, ngjashëm si Shkëndija, ndeshjet e tyre nuk mund ti luajnë në stadiumin e vet. Të përzgjedhurit e Bruno Akrapoviç, pa dyshim që janë favorit para kësaj sfide dhe paralajmërojnë tri pikë të reja, me të cilat do të kishin vazhduar luftën për titull dhe ndjekjen hap pas hapi të liderit, Vardarit.
Ndeshje tjetër mjaft interesante e xhiros së 20-të, pa dyshim që do të jetë derbi shqiptarë në Çair, ku Shkupi do të pret Renovën.
Vendasit e Visar Ganiut, e nisën mirë sezonin pranveror, me fitore minimale ndaj Metalurgut dhe kërkojnë vazhdimin e serisë së rezultateve positive, ndërsa mysafirët e Qatip Osmanit, humbën thellë nga Vardari javën e shkuar dhe tani gjenden para një sprove tjetër të vështirë. Për të dyja ekipet, do të jetë ky dulftimi I tyre I tretë këtë sezon, me ç`rast ndeshja e parë u mbyll pa fitues 1-1, ndërsa në takimin tjetër në luajtur në Çair, Shkupi festoi me 3-0.
Në ndeshjet tjera të xhiros së 20-të, lideri Vardari do të jetë mysafir i Horizont Turnovës, Metalurgu do të prêt Rabotniçkin, ndërsa Mlladosti do të takohet me Sileksin. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje, do të luhen të dielën, me fillim në orën 14.00. (Mustafa Ademi, TVM2)
