Maqedoni
Ulen çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale
26.02.2016 16:14
Çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në janar të këtij viti është më i ulët për 0,2 për qind në nivel mujor, ndërsa 0,4 për qind në nivel vjetor...

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistikë, në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar, çmimet e shitjes janë më të ulta në grupet e prodhimeve Intermediare, përveç energjisë për 0,7 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsumim të gjërë për 0,6 për qind, ndërsa në grupin Energji çmimet do të mbeten të njëjta.
Në krahasim me muajin janar të vitit 2015, çmimet e shitjes janë më të ulta në grupin e prodhimeve Intermediale, përveç energjisë për 1,2 për qind, Energjia për 0,6 për qind dhe prodhimet jo të qëndrueshme për konsumim të gjërë për 0,3 për qind./Mia
