Botë

ShBA, një burrë i armatosur vret tre kolegët e tij dhe plagos 14 të tjerë

26.02.2016 17:25

Në shtetin federal amerikan të Kansasit, në orët e vona të natës së kaluar një person vrau tre kolegët e tij dhe plagosi 14 të tjerë...

Pas sulmit, policia vrau sulmuesin, raporton “Anadolu Agency” (AA). Siç vuri në dukje sherifi i qarkut, Harvey T. Walton, sulmuesi hyri në fabrikën e prodhimit të pajisjeve për rritjen e bimëve dhe filloi të shtijë me armë.
 
Disa media amerikane raportuan se dhjetë persona janë në rrezik për jetën. Mediat lokale raportuan se sulmuesi 38-vjeçar, Cedric Ford, ishte i punësuar në fabrikën ku ndodhi sulmi. Flitet se Ford para sulmit ishte pushuar nga puna. Në sulmin e armatosur në Çikago javën e kaluar një sulmues vrau gjashtë veta dhe plagosi dy të tjerë.
 
"Sulmuesi me automjetin hyri brenda, qëlloi një person në parkingun dhe hyri në ndërtesë. Aty ai qëlloi 15 persona. Katër u vranë, duke përfshirë veten e tij. Forcat e rendit u përballën me personin e armatosur. Pati shkëmbim zjarri mes tij e policisë, në të cilin agresori mbeti i vdekur"- deklaroi sherifi i qarkut, Harvey T. Walton.
 
BELINDA KOKA-ADEMI