Maqedoni

Shënohet 12 vjetori i vdekjes tragjike të presidentit, Boris Trajkovski

26.02.2016 18:22

Republika e Maqedonisë dhe Bosnja dhe Hercegovina sot shënuan 12 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, tek varrezat “Alea e gjigantëve” në Butel...

Lule tek varri i Trajkovsit vendosën pjesëtarë të familjes së tij, delegacioni qeveritar, si dhe shumë delegacione të huaja.
 
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë në lidhje me hetimin për fatkeqësinë ku humbi jetën ish-presidenti Trajkovski dhe bashkudhëtarët me të, sot ka informuar se deri në këtë moment nuk është i mbyllur rasti.
 
Nga Prokuroria Publike njoftojnë se ka pengesë ligjore që të hetohen rrethanat e ngjarjes. 
 
Nderimi i Trajkovskit po ashtu do të bëhet edhe në përmendoren në Rotmilje të Bosnjës dhe Hercegovinë. 
 
Në vitin 2004, në aksident ajror, në Mostar, përveç presidentit Boris Trajkovski, ndërruan jetë edhe tetë anëtarë qeveritarë, të cilët udhëtonin për një konferencë ndërkombëtarë në Bosnjë dhe Hercegovinë.