Shilegov: DPMNE ka lidhje familjare me kushtetuesen
LSDM-ja opozitare sot sërish ka drejtuar një sërë akuzash të lidhura me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për, siç thonë, legalizimin e krimit zgjedhor...

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, përmes një prononcimi për media theksoi se VMRO-DPMNE ka instaluar edhe lidhje familjare me Gjykatën Kushtetuese.
“Familja e Elena Goshevës, njëra nga gjykatëset në Gjykatën Kushtetuese, jo vetëm që kanë qenë vazhdimisht të avancuar nga ana VMRO-DPMNE-së me pozita të larta në shtet, por janë dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në mallverzimet zgjedhore gjatë zgjedhjes së kryetarit të studentëve në vitin 2002, me përpjekje për t’i demoluar kutitë e votimit, si dhe me presion ndaj studentëve gjatë votimit”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. Sipas tij, “në vend që të mbrohet Kushtetuta dhe rregullimi ligjor, ky instalim partiak bën të kundërtën, shkatërron Kushtetutën dhe ligjin, gjithçka në shërbim të familjes së madhe të VMRO-DPMNE-së”, ka thënë zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
