Maqedoni

SHVL-UÇK: Të zgjidhet statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së

26.02.2016 18:30

Kryesia qendrore e SHVL-UÇK-së, përmes një komunikate me shkrim të lëshuar për media, kërkon nga ministri i Drejtësisë që të angazhohet në zgjidhjen e statusit të të rënëve dhe të plagosurve të lirisë...

Kryesia qendrore e SHVL-UÇK-së, përmes një komunikate me shkrim të lëshuar për media, kërkon nga ministri i Drejtësisë që të angazhohet në zgjidhjen e statusit të të rënëve dhe të plagosurve të lirisë, ndërsa nga ministri i Pushtetit Lokal kërkon të angazhohet dhe të mundësojë një pako për zhvillim ekonomik për rajonet e prekura gjatë konfliktit të 2001–shit.

Po ashtu, SHVL-UÇK kërkon që të gjithë të punësuarit shqiptarë të japin kontributin e tyre për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.