Maqedoni
Ndërprerje e komunikacionit në vendkalimin kufitar Dojran
26.02.2016 19:03
Komunikacioni në vendkalimin kufitar Dojran është bllokuar sot pasdite prej orës 17 deri në orën 23. Siç kumtoi LAAM ndërprerja është nga pala greke...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Rreshje të borës me intensitet të dobët vërehet në Kodrën e Diellit. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 metra ka në vendkalimin malor Strazhë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Mia
