Botë
Kosova me president të ri, Hashim Thaçi president i pestë i republikës së kosoves
26.02.2016 20:18
Hashim Thaçi u zgjodh sonte president i ri i Kosovës...

Ai në këtë post u zgjodh në raundin e tretë të votimit, kur nevoitej shumicë e thjeshtë, ndërsa për Thaçin kishin votuar 71 deputet, ndërsa në dy raundet paraprake nuk arriti të siguroj dy të tretat e votave. Thaçi do të jetë presidenti i pestë i Republikës së Kosovës, pas Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiut, Bexhet Pacollit dhe presidentes aktuale Atifete Jabjaga. Pas shpalljes së rezultateve Thaçi tha se si president do të punoj gjithmon në interes të vendit, për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, dhe përforcimin e mardhënieve me SHBA-të.
Por zgjedhja e Thaçit president u bë nën tensione të mëdha brenda dhe jasht sallës kuvendore. Edhe sot nuk mungoi gazi lotësjellës i hedhur nga deputetët e opozitës, pasi ata me fjalimet e tyre paraprakisht shprehën kundërshtimin e tyre për kandidaturën e Thaçit për president. Ndërsa në rrugët e Prishtinës pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.
Këta të fundit hodhën edhe koktej molotovi, ndërsa policia arriti ti shpërndaj protestuesit me topa uji dhe gaz lotësjellës.Por pas shpalljes së rezultatit përkrahësit e Thaçit filluan festën. Por Hashim Thaçi do të merr postin e presidentit me 7 prill, kur përfundon mandati i presidentes aktuale Atifete Jahjaga. E deri atëherë do të duhet të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
GJYLTENE SINANI
