Maqedoni
Aksident trafiku në Strumicë, dy të vdekur një i lënduar
27.02.2016 12:14
Dy persona e kanë humbur jetën në një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Strumicë - Radovish mes fshtrave Vlladevc dhe Radiçevë...

Në fatkeqësijanë përfshirë një automobil i tipit "pasat" me targa të Shtipit që drejtohej nga 46 vjeçari T.G dhe një kamioni Mercedes që drejtohej nga 33 vjeçari M.M, të cilët janë përplasur me njëritjetrin.
Policia ka bërë të ditur se një nga viktimat është 22 vjeçari A.A dhe 72 vjeçarja P.G. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po punon në driçimin shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve.
