Botë

Afganistan: Sulm vetëvrasës 10 të vrarë

27.02.2016 13:06

Së paku 10 persona janë vrarë, përfshirë një komandant ushtarak afgan, dhe afro 40 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës afër kufirit të Afganistanit me Pakistanin...

Guvernatori Wahidullah Kalimzai, tha se shumica e viktimave të sulmit të sotëm në provincën Kunar, ishin “civilë dhe fëmijë”.

Askush nuk e ka marrë pëergjegjësinë për këtë sulm, cak i dukshëm i të cilit ishte komandanti i milicisë, Haji Khan Jan, i cili u vra.

Komandanti në fjalë ishte i përfshirë në një numër të operacioneve kundër talibanëve në rajonin e tij gjatë vitit të kaluar.