SHQIPTARËT PROTESTUAN NË BUTEL
Mexhiti: Kryqi e ka vendin në kishë
27.02.2016 13:37
Një grup qytetarësh të Çairit dhe Butelit, të udhëhequr nga funksionar të lartë të BDI-së, protestuan sot para rrethrrotullimit në Butel...

Një grup qytetarësh të Çairit dhe Butelit, të udhëhequr nga funksionar të lartë të BDI-së, protestuan sot para rrethrrotullimit në Butel, në vendin ku është paraparë të vendoset një kryq gjigand.
Funskionarët e BDI-së thanë se për vendosjen e kryqit nuk është marr pëlqimi i këshilltarëve dhe qytetarëve shqiptarë prandaj ky paraqet një veprim monoetnik dhe monofetar që po përdoret për qëllime politike.
Ata theksuan se partia shqipatre në pushtet nuk do të lejoj që të vendoset një kryq i tillë në vendbanime ku jetojnë popullatë me shumicë shqiptare.
“Porosia është kryqat i takojnë kishave, minaret i takojnë xhamive, as njëra as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë. I dësgjova që kryqi i takon edhe shqiptarëve ortodoks, pasi që janë mëryitur aq për vllezëritë tanë ortodoks shqiptarë, ata kanë nevoja ta bëjnë një kishë ortodokse shqiptare, andaj un u bëj apel komunës së Butelit që ta ndajnël një loakciaon për kishë ortodokse shqiptare, kryqi i vendohet kishës se atye ka vendin ndërsa minaret janë për xhamitë”, shprehet kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
"Ne jemi sot këtu për të thanë se në vendbanimet shqiptare nuk mund të bëjë kush të dojë çfarë të dojë, kryqa apo gjëra tjera çfarë të dojnë, bujrum le të ndërtojnë në atë anë të rrugës ku e kanë bërë kopshtin zoologjik. Në këtë anë të urës, do të ndërtohen objekte kulti. Bota po vuan prej konfilkeve fetare, ne këtu kemi për obligim të tregojmë se bashkëjetesa fetare është kualitet i shqoërisë tonë", shprehet deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
Deputeti i BDI-së Artan Grubi informoi se do të vijojnë procedura tjera, që kanë për qëllim pengimin e vendosjes së këtij kryqi.
"Mesa kam njohuri tash më është nisur procedurë para të gjitha organeve kompetente për ta cenuar këtë vendim të komunës së Butelit. Do të niset procedurë edhe në gjykatën administrativ, njëkohësisht do të bëjmë përpjekje edhe të organizohet referendum dhe me votë qytetarët e Butelit vullnetin e tyre”, shprehet deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Në Butel u vërejt edhe një numër i madh i forcave policore, të cilët kishin rrethuar vendin ku duhet të vendoset kryqi.
ERSAN PAJAZITI
