Botë
Nëntë amerikane shtatzëna janë infektuar me virusin zika, Brazili premtoi se do ta mposhtë virusin para Olimpiadës
27.02.2016 15:05
Infektimi me virusin zika është konfirmuar tek nëntë shtetzëna shtetase të SHBA-së, njofton DPA...

Të gjithë ato kanë vizituar ose jetuar në vend ku virusi në mënyrë aktive po shpërndahet. Tre nga ato kanë lindur dhe në njërin nga rastet fëmija ka vuajtur nga çrregullimi i rrallë mikrocefalia.
Dy nga gratë kanë zgjedhur të abortojnë, shton DPA.
Po hetohen edhe dhjetë raste të tjera të infektimit të mundshëm me zika midis grave shtatzëna.
Janë konfirmuar gjithsej 107 raste të infektimit gjatë vizitës së vendeve tjera. Asnjëri nga ato nuk është infektuar në territorin e SHBA-së.
Qendra për kontroll të sëmundjeve infektuese në SHBA njofton se tek tre gratë është konfirmuar infektim me zika, të cilin me siguri e kanë marrë përmes kontaktit seksual me partnerin, i cili paradokohe ka udhëtuar në ndonjë rajon, ku virusi në mënyrë aktive po shpërndahet, njofton DPA.
"Situata lidhur me zgjerimin e virusi zika në Brazil do të mposhtet para fillimit të Lojërave Olimpike dhe paraolimpike, që do të mbahen në Rio-de-Zhanejri në gusht", deklaroi Edinu Silva, zëdhënës i presidentes Dilma Rusef.
Ai shfaqi bindje se autoritetet braziliane po zhvillojnë luftë me mushkonjat, të cilat e bartin virusin.
Autoritetet do të synojnë të tregojnë se është arritur ulje reale e rasteve të të infektuarve me virusin zika. "Kjo është mënyra e vetme të fitohet besimi i turistëve dhe sportive", shtoi ai./mia
