Maqedoni

15 Marsi, afati i fundit për tatimet vjetore

27.02.2016 16:03

Edhe dy jave e gjysëm kohë ka mbetur për paraqitjen e të ardhurave shtesë në Drejtorin e të Ardhurave Publike...

Të gjithë qytetarët të cilët vitin e kaluar kanë realizuar të ardhura shtesë, permes punsimeve të ndryshme, honorare,kontratave autoriale dhe shitje blerjeve, dhe akoma nuk kanë kryer këtë obligim ligjor, mund ta bëjnë atë më së voni deri më 15 mars.
 
Të gjtha sportelet e DAP -i  punojnë me dy turne për ti pranuar kërkesa e qytetartëve. Per fat te mire per dallim nga vitet paraprake sivjet akoma neper sportelet e dapit nuk eshte regjistruar ndonje rremuje.
 
“Paraqitja e tatimeve vjetore kryesisht shkon shpejt. Unë për 2-3 minuta mbarova punë dhe e dorzova kërkesën për fitimet shtesë gjatë vitit 2015”, shprehet qytetari.
 
"Çdo vjet i  dorzoje  të gjitha kërkesat për  paraqitjen e të ardhurave shtesë para afatit të fundit. Ka pak pritje nëpër sportelet e DAP-it , mirëpo gjithçka kryhet për disa minuta", theksoi qytetari.
 
“Jo nuk ka shumë pritje. Unë erdha të dorzoj tatimin vjetor të bashkshortit tim Ai  është në punë dhe kërkesën e dorzova unë“, shprehet qytetari.
 
Në  Kontakt Qendrën e Drejtorisë së Ardhurave Publike kanë ardhur shumë pak kërkesa.
 
Kompetentet e kësaj qendre u apelojnë qytetarëve të mos presin ditet e fundit për tu paraqitur tatimin vjetor, por atë të bëjnë sa më pare. 
 
“Deri më tani janë dorzuar rreth 100 mijë kërkesa për tatime vjetore të qytetarëve. Sa për ilustrim vitin e kaluar kemi pasur mbi 430 mijë kërkesa të dorzuara për tatime vjetore, që do të thotë për dy javë e gjysëm sa në kanë mbetur deri në skadimin e  afatit më date 15 mars, presim ky numër të qytetarëve të vijnë dhe ti kryejn detyrimet e tyre”, shprehet nga kontakt qendra e DAP-it, Mihajlo Mihajlov. 
 
Paraqitjet vjetore tatimore mund të dorezohen edhe  nëpërmjet formës elektronike dhe postës.
 
Qytetarët do të duhet ti paraqesin të gjitha të ardhurat shtesë për kryerjen e përkohshme të  veprimtarive, qirave, marrëveshjeve autoriale, dividentat e interesit, ndërsa nuk duhet të paraqesin të ardhurat të fituara në bastore, shpenzimet për udhëtime, përdorimin i makinës personale, si dhe dhuratat deri më 5 mijë denare të fituara në lojrat e fatit. 
 
REXHEP QAMILI