Maqedoni

Situata me migrantët, 1300 të bllokuar në Maqedoni

27.02.2016 17:22

Maqedonia bashkë me Serbinë, Kroacinë dhe Slloveninë kanë shpallur kufizime në numrin e migrantëve që mund të hyjnë në këto vende...

Secili vend do ta kufizoj numrin e migrantëve në 580 vetë për një ditë, që do të lejohen të hyjnë në territorin e tyre.
 
Autoritetet sllovene thonë se kufizimi i ri ditor i numrit të migrantëve është në harmoni me marrëveshjen e arritur më 18 shkurt ndërmjet shefave të policive të Austrisë, Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë.
 
Për momentin mbi 1300 migrantë kanë mbetur të bllokuar në qendrat tranzitore në Gjevgjeli dhe Tabanoc. Nga qendra tranzitore e Tabanocit thonë se presin sinjal nga autoritet serbe se kur do të lëshojnë depërtimin e migrantëve në territorin e tyre. 
 
“Në këto momente nuk ka lëshime, nuk kishim as dje trenë nuk kemi as sot që do të thotë se presim se kur Serbia do ti hap kufijtë që të mund treni të niset nga Gjevgjelia drejt Tabanocit dhe tu sigurojmë migrantëve kalimin nëpërmjet Maqedonisë drejt Serbisë”, shprehet udhëheqësi i qendrës së migrantëve në Tabanoc Goran Stojanovski.
 
90% e migrantëve në Maqedoni janë nga Afganistani, vetëm disa nga Siria dhe Iraku, apo Pakistani në pritje për të realizuar nëdrën e tyre.
 
“Jam nga Pakistani, jam 21 vjecar, kam udhëruar afër dya muaj për të mëbrritur këtu. Varfëria më detyroi të marr rrugën drejt Italisë”, shprehet migranti nga Pakistani.
 
Në terrirtorin grek situatë e ngjashme e pranisë së migrantëve për shkak të kufizimeve. Kjo ka shkaktuar kritika nga zyrtarët e lartë të Kombeve të Bashkuara.
 
Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për valën e kufizimeve kufitare në Ballkan, dhe tha se ato janë në kundërshtim me konventën ndërkombëtare për refugjatët.
 
Në qendërn tranzitore në Tabanoc thonë se ka edhe nga migrantët që dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre. Vetëm të mërkurën dhe të enjten janë kthyer drejt Irakut, Sirisë dhe Afganistanit 180 migrantë.
 
MERAL ISMAILI