Maqedoni
Zaev: Jemi të përgaditur për zgjedhjet e 5 qershorit
27.02.2016 18:04
LSDM është e përgaditur për pjesmarrje në zgjedhjet e 5 qershorit deklaron lideri i kësaj partie Zoran Zaev...

Ai beson se deri më 15 prill të bëhet edhe pastrimi i regjistrit zgjedhorë.
"Ne jemi të përgaditur për zgjedhjet e 5 qershorit. Në dhejtorë të vitit të kaluar e miratuam programin tonë. Poashtu informacionet nga KSHZ flasin se ka gjasa në përputhje me ligjin deri më 15 prill , të pastrohet regjistri zgjedhorë”, deklaron lideri i kësaj partie Zoran Zaev.
Poashtu Zaev tha se mediat mbeten një çështje e hapur, nga marrveshja e Përzhinos.
"Mediat mbeten çështje e hapur, por e dim të gjith se atë çështje përkundër insistimit të opozitës, është edhe obligim i disa pjesmarrësve aktiv në shoqëri, ju gazetarëve, mediave, pushtetit, organiozatave të gazetarëve, qytetarëve në përgjithsi, sektorit joqeveritarë, por njëkohësisht është obligim edhe i Maqedonisë, pasi kjo është një nga çështjet e marrveshjes së Përzhinos”, shtoi Zaev.
Njëherit Zaev ka akuzuar Qeverinë se nëpërmjet abonimit të personave të dënuar për parregullsi zgjedhore, dërgon mesazhin se personat që do të përfshihen në parregullsi zgjedhor do të mund të lirohet nga përgjegjësia.
Por stabiliteti i Maqedonisë varet nga zgjedhjet korrekte të rregullta dhe demokratike, ka deklaruar Zaev gjat qëndrimit në Mansatir.
BESIM ABDULLAI
