Botë

Iran: Rohani dhe Rafsanjani po kryesojnë në zgjedhje

27.02.2016 18:52

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Asamblenë e Ekspertëve në Iran, tregojnë se presidenti, Hassan Rohani, i vetëshpallur i moderuar, dhe aleati i tij pragmatik...

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Asamblenë e Ekspertëve në Iran, tregojnë se presidenti, Hassan Rohani, i vetëshpallur i moderuar, dhe aleati i tij pragmatik, ish-presidenti, Akbar Hashemi Rafsanjani, po kryesojnë në kryeqytetin Teheran, ku zgjidhen 16 anëtarë në Asamble.
 
Rafsangjani është i pari, ndërsa Rohani në vendin e dytë, sipas rezultateve të shapllur nga Ministria e brendshme, e cili i organizon zgjedhjet.
 
Kleriku i linjës së fortë, Ahmad Jannati, që e kryeson Këshillin Mbikëqyrës, i cili i ka diskualifikuar disa kandidatë nga gara zgjedhore, ishte i 10-ti.
 
Reformistët patën kërkuar që të votojnë për kandidatët e koalicionit proreformist dhe relativisht të moderuar, në mënyrë që të parandalohet rizgjedhja e zotit Jannati dhe e dy klerikëve të tjerë të krahut ultra konservator në Asamble.
 
Pas shpalljes së rezultateve të para, zoti Rafsanjani ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim në mesin e grupeve të ndryshme.
 
Zgjedhjet për Parlamentin e Iranit dhe Asamblenë e Ekspertëve u mbajtën dje.
 
Zyrtarë të Ministrisë së brendshme thanë se numërimi i fletëvotimeve në Teheran dhe në qytetet e tjera, nuk është përfundimtar./evropaelire