Botë
Grupe rebeluese e akuzojnë Qeverinë siriane për shkelje të armëpushimit
27.02.2016 19:19
Komandanti i grupit rebelues sirian nën emrin Fursan al-Hak tha sot se Qeveria siriane ka ndalur sulmet ajrore në disa pjesë të Sirisë...

Komandanti i grupit rebelues sirian nën emrin Fursan al-Hak tha sot se Qeveria siriane ka ndalur sulmet ajrore në disa pjesë të Sirisë, por ka vazhduar të bombardojë rajone të tjera, që ai e përshkruajti si shkelje të marrëveshjes për ndërprerje të armiqëve.
Komandanti Fares Bajush, grupi i të cilit Fursan al-Hak po lufton në aleancën me Armatës opozitare çliruese siriane, tha se shkelje të mëtejshme të ndërprerjes së zjarrit mund të sjellë deri në dështim të marrëveshjes.
Edhe një grup rebelues sirian i quajtur Xhaissh al-Islam, sot më parë nxorri pohime se forcat qeveritare siriane kanë gjuajtur dy bomba të improvizuara dhe kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve të tyre në disa incidente të cilët e kanë shkelur ndërprerjen e zjarrit në Gutën Lindore në afërsi të Damaskut.
Përfaqësues ushtarak sirianë tani për tani nuk janë të qasshëm për koment, theksojnë mediat britanike.
Ndërprerja e zjarrit në mesnatë hyri në fuqi në Siri siç u dakordua në bazë të planit amerikano-rus për të cilin palët në luftë u zotuan se do ta respektojnë./mia
