Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugë të thata, pa ndalesa

28.02.2016 12:00

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata...

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.
 
LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Posaçërisht paralajmërohen drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe me shpejtësi të zvogëluar të automjeteve në vendet ku realizohen punime në rrugë dhe t'u përmbahen udhëzimeve të sinjaleve të sapovendosura të komunikacionit./mia