Botë
Fatkeqësi në një minierë në Rusi, 26 minatorë dhe 5 punës shpëtimi shpallen të vdekur
28.02.2016 12:13
26 minatorë dhe 5 punonjës të kërkim-shpëtimit, janë shpallur të vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm në një minierë qymyrguri në veri të Rusisë...

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare, të cilët poashtu saktësojnë se edhe 4 prej minatorëve humbën jetën nga rrjedhja e metanit, që shkaktoi edhe dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme në minierën e Vorkutës, gjatë së enjtes.
Punonjësit e kërkimit, që hynë menjëherë në minierë për të shpëtuar 26 minatorët e bllokuar, u goditën nga një tjetër shpërthim i tretë, prej të cilit humbën jetën 5 kërkues dhe një minator.
Operacioni i kërkimit është ndalur tashmë, ndërsa personat e pagjetur janë shpallur të vdekur. Ky incident është një nga më të rëndët e ndodhur gjatë kohëve të fundit në ndonjë minierë të Rusisë.
“Rrethanat në pjesën e minierës të prekur nga shpërthimet nuk e bëjnë të mundur mbijetesën e ndokujt”, tha ministri rus i Emergjencave, Vladimir Puchkov. “Në nëntokë, ku gjendeshin 26 minatorët, ka temperatura tepër të larta dhe aspak oksigjen”, shtoi ai.
