Maqedoni
Janë dhënë 310 vërtetime për parashtrim të kërkesës për të drejtën e azilit
28.02.2016 12:18
Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 310 shtetas të huaj, prej të cilëve 102 janë të gjinisë mashkulore dhe 73 të gjinisë femërore...

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 310 shtetas të huaj, prej të cilëve 102 janë të gjinisë mashkulore dhe 73 të gjinisë femërore, si dhe 134 fëmijë, të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë, njoftoi MPB-ja, vërtetime u janë dhënë 222 shtetasve të Sirisë dhe 88 shtetasve të Irakut, ndërsa nuk janë dhënë vërtetime për shtetas të Afganistanit.
MPB-ja kumtoi se nga fillimi i vitit u janë dhënë vërtetime gjithsej 87.538 shtetasve të huaj, prej të cilëve 34.700 janë të gjinisë mashkullore, 19.119 të gjinisë femërore dhe 33.504 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 215 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 43.016, Afganistanit 26.546 dhe të Irakut 17.973.
Nga fillimi vitit e deri më 27 shkurt deri te Sektori për azil kërkesë për njohje të azilit kanë parashtruar 21 persona (shtatë nga Afganistani dhe 14 nga Siria) në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Nga fillimi i vitit e deri më 27 shkurt deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit./mia
