Botë

Rritet numri i refugjatëve të "robëruar" në Idomeni

28.02.2016 12:33

Numri i refugjatëve të "robëruar" në kufirin Greqi-Maqedoni në Idomeni arriti në 6.500 persona, pasi që aktër vende të rutës ballkanike paralajmëruan kufizim ditor të hyrjeve...

Për shkak të kontrolleve më të ashpra, duke përfshirë një numër të madh të fëmijëve mbetën në Greqi, ndërsa mbrëmë në Indomeni në vendkalimin kufitar kanë pritur 6.500 persona, njoftuan mediat greke.
 
Grumbullimi në kufi ndodhi javën e kaluar, kur Maqedonia filloi ta refuzojë hyrjen për afganë dhe vendosi kontroll më të ashpër të dokumentebe për sirianët dhe irakianët.
 
Anëtaret e BE-së, Sllovenia dhe Kroacia, si dhe Serbia dhe Maqedonia paralajmëruan se do ta kufizojnë numrin e migrantëve në 580 në ditë, pasi që Austria paralajmëroi se do të lejojë vetëm 80 migrantë në ditë të kërkojnë azil, si dhe se do ta kufizojë numrin e eprsonave, të cilët në ditë kalojnë nëpër vend në 3.200.
 
Kjo shkaktoi këmbim të ashpër të akuzave midis Athinës dhe Vjenës për shkak të druajtjeve të Greqisë se do të shkaktohet domino efekt dhe mijëra refugjatë do të mbeten "të robëruar" në territorin e saj.
 
Sipas ministrit grek të Migrimeve Janis Muzalas në Greqi momentalisht ndodhen më shumë se 20 mijë refugjatë dhe migrantë të tjerë./mia