Maqedoni

Në Kërçovë rritet numri i vullnetarëve për dhurimin e gjakut

28.02.2016 14:15

Kryqi i Kuq në Kërçovë, njofton se numri i vullnetarve për dhurimin e gjakut në Kërçovë është rritur për 20 përqind...

Në aksionin e parë të këtij viti janë grumbulluar 80 njësi të gjakut. 
 
Në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë, vitin e kaluar janë grumbulluar 922 njësi gjaku dhe me aksionet e realizuara është përmbushur planifikimi vjetor, thotë sekretari i Kryqit të Kuq në Kërçovë, Besnik Selimi i cili shton se krahasuar me vitin 2014, vitin e kaluar është shënuar rritje grumbullimit të sasive të gjakut për 20 përqind.
 
Viti 2016, thotë ai, ka filluar me aksionin e zhvilluar në stacionin policor ndërkohë që në Institutin e Transfuziologjisë vullnetrarët vazhdojnë të dhurojnë gjakun e tyre dhe nga fillimi i këtij viti e deri më tani, janë grumbulluar 80 njësi të gjakut.
 
Duke shpalosur sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe, Selimi nënvizon rritjen permanente të dhuruesve të gjakut dhe njëherit edhe ngritjen e vetëdijes për këtë akt shumë sublim me të cilin shpëtohen jetë njerëzish.
 
SHABAN DALIPI