Maqedoni

Familja Neziri nga Tetova në munges të burimit mujor, mezi mbijeton - 071770984

28.02.2016 14:33

Mbi supet e tyre peshon barra e rrëndë e viteve gjë që ndonjëherë ndikon negativisht duke shkaktuar herë mërzitje, herë nervozë dhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore...

Kujdesi që duhet të tregojmë ndaj të moshuarve duhet të jetë i posacëm dhe human. Ata kanë nevoj  më shumë se kurrë për përkujdesje, një fjalë të mirë, për buzëqeshje, përkrahje financiare dhe për pak dashuri.
 
Të tillë janë edhe Marjeta dhe Veli Neziri nga qyteti i Tetovës. Ata për momentin jetojnë pa asnjë burim mujor, banesën ua ka siguruar babai i Veliut dhe e urojnë me mish e me shpirt të ndjerin, por problem parësor për ta ngelen financat. E si mund të mbijetosh kur në muaj nuk u hyn as 100 denar në xhep.
 
"Rrëndë... Jeta është shumë e rrëndë,  e kam edhe burrin invalid edhe vet jam me katër operacione, jeta është shumë e vështirë, një vit e gjysëm që ma kanë ndalur ndihmën nuk kam asnjë farë ndihme nga financat apo parat", shprehet Marjeta Neziri.
 
Marjeta gjithë këto vite martesë ka qenë edhe burrë edhe grua në familje, pasi bashkëshortin e saj prej kur është martuar e ka gjetur invalid, ai mund të cohet por që nuk mund të mbaj drejtpeshimin dhe shpesh herë ka rrënë në tokë pa ndjenja.
 
Ata luftojnë për dy fëmijët e tyre të cilët ende nuk janë në moshë madhore për ti ndihmuar, fëmijët kur kërkojnë na fusin të gjallë ne nuk kemi mundësi tu ofrojmë atë që e kërkojnë thonë.
 
Të dy prindërit nuk janë mirë me shëndet dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen edhe bëhet më e rëndë.
 
"Prej kur kam ardhur prej Shqipërie për ata fëmijë dua që ta kenë jetën më mirë, se unë kam vuajtur, por fëmijët të jenë më mirë, burri invalid, vjen dita ditës që edhe parat e bukës nuk më gjinden", shprehet Marjeta Neziri.
 
"Zoti u dhashtë kuvet, Zoti ju forcoftë, jo si xhaxhi Veli, dushmanin nuk e dua si xhaxhin Veli, frigohem të dal jasht, ai musliman që është as musliman dorën në zemër. Fëmija si dhimbet nuk dhimbet as baba e as nëna", shprehet Veli Neziri.
 
Bota është shkallë shkallë, në pozitën e tyre mund të gjindemi edhe ne një ditë, nuk i dihet. Askuj nuk i shkruan në ball se përherë do të jetë i ri, i shëndosh , do ta ketë përherë xhepin plotë dhe se do ta presin përherë ditë të begatshme.
 
RINA TURKESHI-SAHITI