Maqedoni
Analistët: Dalja nga kriza politike me vullnet politik dhe shtytje nga ndërkombëtarët
28.02.2016 15:04
Shtyerja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtzakonshme më 5 qershor nuk do të thotë se është një garanci per mbajtjen e zgjedhjeve pikërisht në atë datë...

Shtyerja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtzakonshme më 5 qershor nuk do të thotë se është një garanci per mbajtjen e zgjedhjeve pikërisht në atë datë, në qoftë se partitë politike nuk japin kotributin e tyre për çështjet e mbetura nga Marrëveshja e Përzhinës.
Kryesisht aktorët politik vëmendje të madhe duhet të përqëndrojnë në reformat sistemore ne media, dhe ndarjen e pushtetit nga partia, theksojnë analistet politik.
"Sa do te plotësohen kushtet varet nga partite politike që janë në negociata. Në qoftë se punohet pa u frikësu dhe ka mirëkuptim për të cilën unë gjithnjë dyshoj, atëherë kjo punë mund të bëhet. KSHZ bën punën e vet profesionale por sa i përket mediumeve do të jetë puna më e rëndë pasiqë VMRO dhe Gruevski do të bëj ende rezistencë sepse politikën e tij ai çdoherë e ka bazuar në propagandë mediale", shprehet analisti politik Ismet Ramadani.
"Njëra pikë është pikë teknike e cila në këtë moment nuk varet shumë nga vullneti politik i subjekteve nënshkruese edhe për tu prononcuar për atë duhet të pritet qëndrimi i KSHZ-së pas kryqëzimit të data bazave, ndërsa dy pikat tjera që kanë të bjënë me mediat dhe ndarjen e pushtetit prej partisë aty gjithsesi duhet vullet politik, te e para gjithsesi duhet edhe një shtytje e partnerit ndërkombërtarë që negociatat të mbyllen, ndërsa për të dytën ajo është në dorë të partive", shprehet analisti politik Albert Musliu.
Në ditët e mbetura për realizimin e reformave, partitë opozoitare dhe partië shqiptare, duhet ti bëjnë me dije Nikolla Gruevskit se nëse nuk është koperativ në krijimin e kushteve, atëherë partitë politike nuk do ta shoqërojnë në zgjedhjet e 5 qershorit, theksojnë analistët politik.
Partitë politike shqiptare, me ndërmejtësim të ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së si dhe me eurodeputetët si lehtësues në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës, arritën t’a shpëtojnë vendin nga një krizë të re dhe të zhvendosin datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtzakonshme.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
