Maqedoni

Klinika e fëmijëve, aplikohet lloj i ri i alergotestit

28.02.2016 15:15

Metodë e re për vërtetimin e alergjisë tek fëmijët, po aplikohet në klinikën e fëmijëve në Shkup...

Nëpërmjet gjakut me laboratorin e ri mund të vërtetohet lloji i alergjisë për një kohë të shkrutër, ndërkaq rezultatet janë me një skatësi të lartë.
 
Vetëm në gjashtë muajt e fundit, 2 mijë e 500 fëmijë kanë bërë këtë llojë të alergotestit. Është vërtetuar se numri më i madh i fëmijëve janë alergjik nga ajri i ndotur, ndërkaq në vend të dytë si arsye për shfaqjen e alergjisë renditet ushqimi.
 
Drejtoresha e klinikës Aspazija Sofijanova thotë se tani edhe tek foshnjat e posalindura mund të idenfikohen predispozitat për ndonjë alergji.
 
“Përparësia në mjekësi është se sa më herët që zbulohet predispozita ndaj sëmundjes së caktuar që ajo edhe të parandalohet. Ne do të mund shumë herët se çfar lloj alergjie mund të paraqitet tek fëmija që ta parandalojmë atë”, shprehet drejtoresha e klinikës për sëmundje të fëmijëve Aspazija Sofijanova.
 
Laboratori i ri mundëson 400 teste në orë për 400 lloje të alergjive, ndërkaq mund të shfrytëzohete dhe nga klinikat e tjera.
 
“Nevoja për një aparat të këtillë është e madhe. Pres që ky aparat të shfrytëzohet nga i githë sistemi shëndetësor. Me të mund të bëhen gjitha analizat të cilat janë më se të nevojshme dhe ndihmojnë mjekëve gjatë dhënies së terapisë gjegjësisht dijagnozës”, shprehet ministr i shëndetësisë Nikolla Todorov.
 
Sipas disa statistikave europiane deri më 150 milion njerëz në europë vuajnë nga alergjitë. Një në 20 fëmijë kanë një ose më shumë alergji të shkaktuar nga ndonjë lloj ushqimi.
 
MERAL ISMAILI