Maqedoni

Ivanov për Shpigel, nëpër Maqedoni mund të tranzitojnë 2000 migrant

28.02.2016 15:30

Megjithse nuk është anëltare e BE-së Maqedonia sillet me më shum përgjegjësi se disa vende të BE-së ka deklaruar presidenti Gjorgi Ivanov...

Megjithse nuk është anëltare e BE-së Maqedonia sillet me më shum përgjegjësi se disa vende të BE-së ka deklaruar presidenti Gjorgi Ivanov për gazetën gjermane Shpigel lidhur në kuadër të analizës për krizën me refugjatët.
 
"Mbyllja e kufirit me Greqinë është vetëm reagim. Çdoherë kur ndonjë vend në veri prej neshë do ta kufizojë qarkullimin në kufijt e veta, ne e bëjmë të njëjtën. Maqedonia qartë bëri me dije se mund të mbajë 2.000 migrantë në të njëjtën kohë të udhëtojnë nëpër vend. Maqedonia ndoshta nuk është në BE, por megjithatë sillemi me më shumë pergjegjësi se disa vende anëtare të BE-së", deklaroi Ivanov.
 
Ai ka thënë se nuk ka mundur më të presë që Brukseli të marrë vendim, pasi në të kundërtën Maqedonia do të vërshohej nga refugjatët.
 
"Më kohë të krizës, secili vend duhet të gjejë zgjidhje të veta", thekson Ivanov në intervistë.