Maqedoni
Diplomati slloven Vovk, Maqedonia duhet ti zgjidh vet problemet
28.02.2016 15:50
BE dëshiron ti ndihmojë Maqedonisë, por ajo mund të ketë vetëm rolin e lehtësuesit, ndërsa problemet vendi duhet ti zgjidhni vet, vlerëson diplomati slloven i karrierës...

BE dëshiron ti ndihmojë Maqedonisë, por ajo mund të ketë vetëm rolin e lehtësuesit, ndërsa problemet vendi duhet ti zgjidhni vet, vlerëson diplomati slloven i karrierës, ambasador i parë i Sllovenisë në Kosovë, por edhe ambassador në Vatikan dhe Kroaci, Vojko Vovk.
Ai në një intervistë për TV Art thotë se për nxjerrjen e vendit nga kriza aktuale politike përgjegjësia më e madhe i takon atij që aktualisht është në pushtet.
Madje ai thekson përvojën kroate gjat kohës kur ishte ambassador, ku poashtu kishte më shumë votues sesa banorë, por thekson se ka pasur vullnet dhe brenda natës është pastruar lista zgjedhore me largimin e 300 mijë votuesve fiktiv nga regjistri zgjehdor.
"Unë mendoj se përgjegjësia më e madhe i takon atij që është momentalisht në pushtet. Ai që është momentalisht në pushtet duhet ta dijë, që opozita, normalisht për të jetuar, siç jeton normalisht gjithkund në Evropën Perëndimore dhe me këtë rol që ka opozita gjithnjë për diçka të ankohet dhe i pengon, tashmë qindra vite jemi mësuar, opozitës i janë të nevojshme baza që normalisht në zgjedhje të kandidojë. Për këtë shkak, unë shpresoj sinqerisht, se qeveria në Maqedoni do të mund të bëjë diçka, mendoj se nuk do t`i duhet shumë kohë, për t`i pastruar listat zgjedhore. Unë kam qenë ambasador në Kroaci gjatë kohës kur pastroheshin listat, madje edhe Kroacia kishte më shumë votues sesa banorë, dhe brenda natës mund të pastroheshin më shumë se 300 mijë emra. Unë mendoj se kjo mund të ndodhë edhe në Maqedoni dhe se ekzistojnë arsye të forta se patjetër të pastrohen dhe e dyta, opozitës duhet t`i jepet mundësi që të paraqitet nëpërmjet mediave dhe organizatave civile", shprehet dipolomati slloven, Vojko Vovk.
Poashtu ai thot se opozita asjëher nuk duhet të zgjedh opcionin e bokotimit të zgjedheve, derisa vë në dukje rolin fundamental të opozitës për zgjidhjen e kontestit me emrin.
"Nga ana tjetër, mesazhi im për opozitën në Maqedoni, është që asnjëherë të mos i bojkotojë zgjedhjet.Çdo opsion është më i mirë se sa bojkotimi i zgjedhjeve.Dmth në zgjedhje duhet të mirret pjesë dhe fundja roli i opozitës është fundamentale nëse kërkohet një kompromis rreth çështjes së emrit me Greqinë. Herëdo kurdo ai kompromis duhet gjetur dhe atëherë do të jemi të gjithë të lumtur kur do ta gjejmë", shprehet dipolomati slloven, Vojko Vovk.
Diplomati slloven poashtu thekson se Maqedonia është një vend me një sistem të veçantë politik, i cili ka Marrëveshjen e Ohrit, që ishte zgjidhje shumë e mirë edhe atëherë, por edhe sot mund të funksionojë shumë mirë.
MERAL ISMAILI
