Maqedoni

VMRO: Të arrestohen sulmuesit e Todor Petrovit; Spasovski: Nuk kishte incident etnik, rrahje kafeneje

28.02.2016 17:08

VMRO-DPMNE ka krituar sot Minsitrin e Brendëshëm Oliver Spasovski për mosarrestimin e persoanave që kanë rrahur Todor Petrovin...

Sipas VMRO-DPMNE-së Petrov ka deklaruar qartë se kush, ku dhe pse e ka sulmur dhe nuk ka urdhër nga Spasovski për arrestimin e tyre.
 
Madje nga kjo parti kanë pyetur se a është Edmond Themelko, maqedonasi i vetëm kryetar komune jasht Maqedonisë, rreziku më i madh për sigurinë në Maqedoni se sa dhunuesit të cilët brutalisht e kanë rrahur Kryetarin e Kongresit Botërorë Maqedonas Todor Petrov?. Për rastin është prononcuar edhe lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski. 
 
"Atë që e pam dje që ndodhi me Todor Petrovin është dhunë. Dhuna Është vepër penale.Policia dhe Gjykata duhet ta kryejnë punën e tyre.Ajo është dhunë nga individ.Policia duhet ti arrestojë ti nxhejjr para gjyqit dhe gjyqi ti dënojë sipas ligjit", shprehet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.                                                                                                                                    
 
Sipas VMROOliver ministri Spasovski tanëmë në ditën e dytë po fshihet dhe nuk thotë se pse nuk i arrston ata që e rrahën Thodor Petrovin. Por Minsitri i brendëshëm thot se dje nuk kishte incident ndëretnik por rrahje kefeneje.                                               
"Edhepse u provua në çdo mënyrë të krijohen tensione që të arsyetohen disa lojra politike dje në Shkup, në vendosjen e gurthemelit për kryqin nuk kishte konfrontime mes qytetarëve të Maqedonisë, ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve u shpreh protestë dhe më pas u mbajt ceremonia pa asnjë problem", shprehet Minsitri i brendëshëm Oliver Spasovski. 
 
Minsitri Spasovski sqaroi se Incidenti ku është sulmuar Todorov ka ndodhur në panairin e Shkupit dhe nuk ka ndodhur ne vendin ku u vu gurthemeli për vendosjen e kryqit në Butel. Por Todor Petrov në një postim të tijë në rrjetet sociale pretendon se është sulmuar nga kryetari i degës së BDI-së në Çair Beqir Hasani, i cili siç thot ai ka marr pjesë në demolimin e kishës në kala të Shkupit dhe përmendoren e Car Dushanit, ndërsa akuzon kryetarin e Çairit Izet Mexhiti se nuk ka intervenuar që ta shpëtojë nga rrahja.
 
BESIM ABDULLAI