Botë
Në Arabinë Saudite stërvitje ushtarake me pjesëmarrje të forcave ushtarake të 20-të vendeve
28.02.2016 18:52
Stërvitja e madhe ushtarake, e quajtur "Vetëtima veriore" filloi në Arabinë Saudite me pjesëmarrje të forcave ushtarake të 20 vendeve, të cilat duhet t'i koordinojnë përpjekjet në luftën kundër terrorizmit...

Mes pjesëmarrësve në stërvitje, e cila filloi dje në pjesën veriore të Arabisë Saudite, janë Pakistani, Malajzia, Turqia, Egjipti, Maroku, Sudani, Senegali...
Stërvitja ushtarake konsiderohet si një nga më të mëdhat në botë sipas numrit të njësive dhe teknikës të përfshira në të.
Qëllim i stërvitjes është që të përsosen në "luftën kundër forcave jolegale dhe grupacioneve terroriste në prag të kërcënimeve, të cilat janë në rritje dhe jostabilitetit politik në rajon".
Stërvitja ushtarake, ku janë përfshirë forca tokësore, ajrore dhe detare është sinjal i fuqishëm për vullnetin e vendeve-pjesëmarrëse që ta mbrojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, njoftuan mediat saudite./mia
