Botë

Një aeroplan i paidentifikuar ka kryer sulm ndaj një karvani të SHI-së në Libi

28.02.2016 19:20

Një aeroplan i paidentifikuar ka kryer herët në mëngjes sulm ajror mbi një karvan të luftëtarëve të Shtetit Islmaik, në afërsi të qytetit libian Bani Valid...

Një aeroplan i paidentifikuar ka kryer herët në mëngjes sulm ajror mbi një karvan të luftëtarëve të Shtetit Islmaik, në afërsi të qytetit libian Bani Valid, deklaroi një anëtar i Këshillit të qytetit.
 
Siç njofton DPA, sulmet ajrore mbi pjesëtarët e SHI-së në Libi i kryejnë forcat libiane, por edhe SHBA-ja.
 
Aeroplanët ushtarakë amerikanë këtë muaj kanë kryer sulm mbi një kamp për stërvitje të SHI-së në qytetin libian perëndimor Sabrata, me ç'rast janë vrarë 40 persona./mia