Botë
Zvicër: Refuzohet dëbimi automatik i personave të jashtëm në rast të krimit
28.02.2016 20:05
Votuesit zviceranë e kanë refuzuar propozimin e një partie nacionaliste për dëbimin automatik të personave të jashtëm që kryejnë krime...

Votuesit zviceranë e kanë refuzuar propozimin e një partie nacionaliste për dëbimin automatik të personave të jashtëm që kryejnë krime, ka raportuar transmetuesi publik, SRF, disa orë pas mbylljes së votimeve në referendumin e sotëm.
Ky rezultat paraqet goditje ndaj Partisë Popullore Zvicerane, e cila e ka propozuar dhe ka zhvilluar fushatë për këtë plan.
Sipas propozimit të kësaj partie, parashihej dëbimi automatik për krime të rënda, siç janë dhunimi ose vrasja, por edhe për kundërvajtjet e tilla, siç janë tejkalimi i shpejtësisë ose ofendimi i policit, nëse një vepër e tillë kryhet dy herë brenda 10 vitesh./evropaelire
